Qytetarët e Malit të Zi në zgjedhjet e ditës së djeshme zgjodhën për president Jakov Milatoviçin, kandidatin e Partisë së Lëvizjes Evropa Tani. Ai ka lindur në vitin 1986 në qytetin e Podgoricës. Aty ndoqi shkollën fillore dhe të mesmen.
Ndonëse informacionet për karrierën profesionale të Jakov Milatoviç janë të njohura për publikun, ai e mbajti jetën e tij private larg syrit të publikut. Mirëpo, ka disa fakte themelore që shumë njerëz i dinë, Jakovi është i martuar me Milenën, dhe së bashku kanë tre fëmijë: dy vajza, Sarën dhe Ana, dhe një djalë, Davidin.
“Milena, unë dhe fëmijët jemi mësuar të bëjmë pazar në fundjavë dhe më pas të përgatisim drekën së bashku. Është rituali ynë familjar”, ka shkruar dikur në Instagram Presidenti aktual i Malit të Zi./abcnews.al
View this post on Instagram