Kush është Virgjëresha në Horoskop? Me këto 3 shenja nuk ka të ardhme në dashuri

schedule13:50 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:50 - 21 Shtator, 2022

Të gjitha shenjat nuk përputhen me njëra-tjetrën! Disa kombinime bëjnë ndeshjen perfekte dhe disa të tjera për fat të keq nuk përputhen fare dhe marrëdhënia është një katastrofë.

Duke qenë se sezoni i Virgjëreshës po i vjen fundi dhe duke qenë se tashmë kemi folur për shenjat me të cilat ajo përshtatet, le të shohim tri shenjat me të cilat nuk ka të ardhme… romantikisht dhe është mirë t’i shmangni!

Këto janë tre shenjat me të cilat Virgjëresha nuk shkon fare mirë:

Dashi

Dashi dhe Virgjëresha: Kjo dyshe romantike nuk mund të shkojnë fare mirë dhe arsyeja është shumë e thjeshtë! Nga njëra anë, Dashi është impulsiv, shpesh joserioz dhe i pëlqen të jetojë në aventura dhe trazira, ndërsa Virgjëresha është gjithmonë logjike, me këmbë në tokë, pothuajse urren ndryshimin dhe dëshiron të kontrollojë gjithçka. Nuk i pëlqen që gjërat të ndodhin papritur dhe ai nuk i ka llogaritur, sepse është një qendër kontrolli. Kështu që këta të dy vështirë se mund të jetojnë së bashku për një kohë të gjatë dhe të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme!

Peshorja

Problemi me Peshoren nuk janë dallimet e pakalueshme që përmendëm më lart dhe mospërputhjet e mëdha në karakter, por mungesa e kimisë romantike! Me Virgjëreshën, Peshorja do të bëjë shoqëri shumë të mirë, por nuk do mërziten seksualisht, nuk ka asgjë për t’i tërhequr këta të dy dhe kështu mërzia në një lidhje do të vijë shumë shpejt. Madje, ekziston mundësia që edhe herën e parë që bëjnë seks t’u shkojë aq keq dhe situata të jetë aq e pakëndshme sa që të dy të zhduken më pas pa thënë asnjë fjalë!

Shigjetari

Së fundi, shenja e tretë me të cilën Virgjëresha nuk ka kimi dashurie dhe fat është Shigjetari. Komunikimi nuk është i keq mes tyre dhe ka shumë mundësi që seksualisht të ketë flakë dhe pasion, megjithatë në një lidhje ata kërkojnë gjëra të ndryshme dhe kështu nuk do të zgjasin shumë bashkë. Virgjëresha dëshiron stabilitet, siguri dhe orar dhe Shigjetari nga ana tjetër pëlqen ndryshimin, aventurën, lirinë dhe sigurisht jo rutinën!/abcnews.al