Kush është shqiptari që u gjet i pajetë në një kanal në Itali

schedule14:41 - 9 Mars, 2018

schedule 14:41 - 9 Mars, 2018

Trupi i pajetë i gjetur në ujërat e lumit Vera në Aquila të Italisë, është identifikuar si Edmond Preka. 36-vjeçari është babai i dy fëmijëve dhe sëbashku me familjen jetonte prej vitesh në Itali.

Ai u gjet gjatë natës në Paganica, në një kanal devijues të lumit Vera. E alarmuar që nuk ishte kthyer në shtëpi, kishte qenë bashkëshortja e tij e cila kishte denoncuar zhdukjen në polici.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e shqiptarit, ndërsa pritet që trupi i tij t’i nënshtrohet autopsisë.

Sipas mediave italiane, hetimet e autoriteteve janë përqendruar tek pista e një aksidenti rrugor. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi në këmbë dhe mund të jetë goditur nga një automjet duke përfunduar në kanal. Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë vdekur për shkaqe natyrale.

Preka punonte në ndërtim në zonën e Paganica. Banorët e zonës e përshkruajtën atë si një person të ndershëm e punëtor./tvklan.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!