Kush është shkodrani në krye të Bankës Kombëtare të Orizit në Itali: Shqipëria ka pasur një cilësi të jashtëzakonshme për konsum

schedule09:56 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:56 - 26 Shtator, 2023

Filip Haxhari është shqiptari që drejton departamentin e kërkimeve pranë Bankës Kombëtare të Orizit në Itali.

Shkodrani ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij për “ABC e Mëngjesit”, që nga momenti që u largua nga Shqipëria me një bursë studimi dhe deri te drejtimi i instuticionit të rëndësishëm.

Unë erdha në Itali, fal një projekti që kishte filluar në vitet ’90. Në vitin 1989, Shqipëria propozoi dy projekte shumë të rëndësishme, në lidhje me mekanizimin e teknologjisë së orizit. Projekti tjetër ishte ai i zhvillimit të misrit. Instituti i misrit dhe orizit, në atë kohë e shtetit, filluam dhe e zhvilluam këtë projekt. Vitet ’89-’90, u morën rezultate jashtëzakonisht të mira si në misër, si në oriz, në koperativën e Barbullushit. Kjo u bë shkaku kryesor që unë të vija me studime në Itali, në nëntor të vitit 1991.

Aktualisht unë jam drejtues në departamentin e kërkimeve pranë Bankës Kombëtare të Orizit në Itali dhe institucioni jonë mbështet zhvillimin e orizit jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën”, tha ai.

Më tej, Haxhari u ndal dhe te vitet kur në Shqipëri kultivohej një oriz me cilësi të jashtëzakonshme për konsum.

Në Shqipëri siç e dini kohë më përpara janë kultivuar një sipërfaqe e konsiderueshme e orizit, në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Sarandë, ka pasur kultivime të rëndësishme të orizit. Në vitet ’70, sipërfaqja ka qene rreth 5 mijë hektarë. Masandej, në vitet ’80 deri në ’90 është kufizuar kjo sipërfaqe, janë kultivuar 3600 deri në 4 mijë oriz, që janë marrë rendimendet shumë të mira. Mbi të gjitha, është prodhuar një oriz që është me cilësi të jashtëzakonshme për konsum”, zbuloi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!