Një makine tip “Mercedez-Benz CLS” me targa gjermane iu vu tritol këtë të premte. Ngjarja ndodhi në kryeqytet dhe mësohet se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Pronari i saj shpëtoi vetëm se përdori pultin për hapjen e mjetit.
Gazetari i ABC News, Andi Qosja, raportoi se nga ngjarja Artion Bylyku shpëtoi pa lëndime. Emri i tij nuk është i lidhur me ndonjë ngjarje të rëndë kriminale. Megjithatë tashmë hetuesit janë përqendruar tek e kaluara e tij, për të shikuar nëse është përfshirë në ndonjë aferë apo atentat.
Artion Bylyku ka qenë gati duke hipur në makinë, por ajo shpërtheu në momentin që ai përdori antifurtën për ta hapur. Kjo është edhe arsyeja pse Bylyku i ka shpëtuar ngjarjes së rëndë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin që ka vënë tritolin, ose për të parë trajektoren e ndjekur nga ai. Sipas burimeve në hetuesi, Bylyku ka thë se nuk ka pasur konflikte.
Makina ishte e parkuar poshtë pallatit, ku banonte edhe pronari./abcnews.al