Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush është muzikanti me emrin Skender Beck, që po korr sukses në SHBA

schedule09:13 - 23 Shkurt, 2022

schedule 09:13 - 23 Shkurt, 2022

Skender Beck është shqiptari që po korr sukses në Amerikë. Nga një karrierë e suksesshme si aktor, ai ka kaluar në fushën e muzikës, ku është bërë një rroker.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Skender Beck tregoi se si nisi të këndonte dhe fokusin që ka te muzika e tij, jo për tu komercializuar.

Sakaq, ai zbuloi se përveç këngës ka dhe një kompani të tijën si graphic design.

“Që fëmijë jam marr me aktrim. Kam kënduar, kam bërë një lloj musical. Ka elemente që janë shumë të imta, muzikën e kam bërë si kam dashur vetë. Kam dashur të jem sa më origjinal në muzikën time. është e vërtetë që muzika në Kosovë dhe Shqipëri ka një lloj fryme tjetër.

Unë nuk kam qenë i lidhur me asnjë studio dhe kam bërë muzikë vetë. Nuk kam dashur muzikë komerciale, që do të shitet. Jam fokusuar vetëm te muzika ime. Ka ardhur koha që të lidhem me label, por muzikën time e kam prioritet dhe dua ta bëj ashtu siç dua vetë.

Muzika nuk është prioritet, merrem me graphic design, kam kompaninë time”, u shpreh artisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!