Edvin Prifti, mjeku i cili doli në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës nuk është një emër i panjohur për publikun. Gjatë periudhës së pandemisë ai jepte shpesh këshilla për virusin COVID, ndonëse ushtron detyrën e e kardio-kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .
Ai i kushtuar shumë intervista dhe artikuj në median online në lidhje me reagimin e trupit ndaj virusit por edhe në lidhje me vaksinën anti-COVID.
Në dosja e publikuar ditën e sotme ai del në përgjime duke folur me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës e cila i ofron një shumë parash për t’i operuar nënën.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra./mv.abcnews.al