Kush është mbretëresha që vdiq sepse askush nuk u lejua ta prekte

schedule14:45 - 1 Tetor, 2022

schedule 14:45 - 1 Tetor, 2022

History of Yesterday

Mënyra se si disa anëtarë të familjeve mbretërore kanë vdekur në të kaluarën është mjaft e diskutueshme dhe misterioze, megjithatë kur bëhet fjalë për vdekjet që mund të ishin shmangur lehtësisht, fronin e mer mbretëresha Sunandha Kumariratana në  shekullin e 19-të.

Mbretëresha, si dhe vajza dhe djali i saj, siç përmendin disa historianë, ishin “të destinuar” të vdisnin në një moshë shumë të re për shkak të një ligji në Tajlandë.

Mbretëresha Sunandha lindi në 1860 dhe në moshë të re, ajo u martua me Mbretin Rama V (i njohur edhe si Mbreti Chulalongkorn). Mbretëresha Sunandha lindi në moshën 19-vjeçare vajzën e saj  dhe djalin e saj.

Mbreti Rama V bëri disa ndryshime të mëdha për ta bërë Tajlandën një vend më të mirë për banorët e saj. Disa nga ligjet ishin heqja e plotë e skllavërisë si dhe përforcimi i tregtisë me qëllim fuqizimin e ekonomisë, raporton abcnews.al.

Disa nga ligjet e mesjetës u hoqën pasi ishin cilësuar si marrëzi dhe nuk kishin kuptim në kohët moderne kur njerëzit filluan të bëhen më të civilizuar.

Megjithatë, disa nga ligjet e vjetra u shpërfillën dhe nuk u shfuqizuan kurrë dhe kjo për shkak se as mbreti dhe as bashkëpunëtorët e tij nuk menduan për implikimet që disa ligje mund të kishin mbi njerëzit, veçanërisht mbi familjen mbretërore.

Një ligj shumë i rëndësishëm që u anashkalua nga ai ishte një ligj i vjetër që nënkuptonte se askush përveç anëtarëve të familjes mbretërore nuk lejohej të prekte familjen mbretërore (përveç disa njerëzve të afërt me familjen).

Nëse një qytetar normal do të prekte Mbretëreshën, ai do të dënohej me vdekje për thjesht për prekjen e Mbretëreshës ose të ndonjë anëtari të familjes mbretërore.

Si vdiqën mbretëresha dhe fëmijët e saj?

Më 31 maj 1880, Mbretëresha dhe vajza e saj u nisën për në rezidencën verore të familjes mbretërore, në Bang Pa-In. Për të arritur në destinacionin e tyre, ata duhej të kalonin lumin Chao Phraya, një nga lumenjtë më të mëdhenj në të gjithë Tajlandën.

Ata u nisën me varkën mbretërore, për të cilën të gjithë menduan se ishte mjaft e fortë për t’i bërë ballë rrymave të lumit, por fatkeqësisht kur një rrymë më e fortë goditi varkën u kthye përmbys.

Mbretëresha si dhe fëmijët e saj nuk dinin të notonin, megjithatë, ekuipazhi i varkës, si dhe të gjithë shërbëtorët, ishin shumë afër për t’i ndihmuar. Megjithatë, askush nuk i ndihmoi pasi kjo do të nënkuptonte vdekjen e tyre për shkak të ligjit.

Është jashtëzakonisht e trishtë të mendosh për një realitet kaq mizor. Si një grup njerëzisht panë teksa një nënë dhe fëmijët e saj u mbytën pavarësisht se kishin mundësi t’i shpëtonin, por me çfarë çmimi.

Të gjithë të tjerët mbijetuan përveç mbretëreshës dhe fëmijëve të saj. Kur mësoi lajmin, Mbreti Rama V nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si shërbëtorët e tij kishin kuptuar ligjin.

Kjo është arsyeja pse të gjithë njerëzit që mundën të kishin shpëtuar Mbretëreshën u dënuan me burg të përjetshëm. Për shkak të trishtimit, Mbreti organizoi një nga funeralet më të shtrenjta në histori për mbretëreshën dhe fëmijët e tij.

Pas kësaj ngjarje, Mbreti Rama V e hoqi këtë ligj, duke bërë që mos të rikthehej më kurrë për shkak të  anëtarëve të ardhshëm të familjes mbretërore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!