Kush është Martina Patti, nëna që vrau vajzën 5 vjeçare dhe nuk shprehu pendesë

schedule08:31 - 15 Qershor, 2022

schedule 08:31 - 15 Qershor, 2022

Elena Del Pozzo, vetëm 5 vjeçe u vra nga nëna e saj në Mascalucia me shtatë goditje me thikë në qafë, në vesh dhe në shpatull. Vrasja tronditi qytetin prej tridhjetë mijë banorësh në shpatet jugore të Etnës, ndërsa për nëna u arrestua pas rrëfimit të krimit, sipas mediave italiane.

“E vrava unë”, u shpreh 24-vjeçarja teksa i rrëfeu karabinerëve se pas krimit, trupin e vajzës e kishte fshehur duke e varrosur në një fushë dhe se kishte shpikur historinë e një rrëmbimi.

Hetimet janë vetëm në fillim dhe shumë aspekte të kësaj historie dramatike mbeten mister, pavarësisht se pista kryesore mbetet xhelozia e nënës për marrëdhënien e afërt që Elena kishte me babain e saj dhe të dashurën e tij të re.

Por kush është Martina Patti, e arrestuar për vrasjen e vajzës së saj?

Andrea Di Grazia, korrespondent i Catania Today ka përshkruar profilin e Martina Pattit duke u nisur nga fjalët e personave që e njihnin.

“Ajo ka pasur gjithmonë një shqetësim, ndoshta edhe të lidhur me prindërit e saj që nuk donin që ajo të dilte, të qëndronte me djalin tim”, shpjegoi gjyshja e 5-vjeçares nga babai Rosaria Testa.

“Por nuk e di pse shkoi kaq larg. Nganjëherë ajo ishte e dhunshme ndaj Elenës, ndonëse e kufizuar në disa shaka. Asgjë që mund të sugjeronte një gjest më serioz”.

Ish-vjehrra tregon dhembshuri dhe përlotet kur flet për Martinën duke thënë: “Nuk jam e inatosur me të, më vjen shumë keq”. Gjyshja ishte ajo që e shoqëroi vogëlushen Elena në mëngjesin e djeshëm në ditën e saj të parë të shkollës.

“E përqafova fort duke i thënë se ashtu siç e dua unë, askush nuk e do. Ndoshta vetëm nëna e saj mund ta donte në të njëjtën mënyrë, por nuk ndodhi.

Nëna ishte e fiksuar me djalin tim. Nuk ishte dashuri. Sepse ajo e tradhtoi, siç e dinim në të kaluarën, duke u shtirur se nuk kishte ndodhur asgjë. Tani kemi dëgjuar se ajo ishte me dikë tjetër, një lidhje ndoshta e krijuar para se të ishte me Alessandron, i cili ndërkohë kishte rindërtuar jetën e tij, duke dalë me një vajzë nga Gjermania.

Këtë Martina nuk e kishte pranuar, sepse e kuptoi që tani nuk kishte më ndikim tek djali im”, theksoi gjyshja e viktimës. Ndërkohë edhe njerëz të tjerë që e njohin e kanë përshkruar Martina Pattin si “një nënë e dashur, por ndonjëherë e ashpër dhe autoritare”.

“Një grua e ftohtë”, sipas fqinjëve, e cila me gënjeshtrat e saj bindëse për rrëmbimin e fëmijës kishte arritur fillimisht të largonte dyshimet nga vetja, në mënyrë tejet të llogaritur.

Më pas kur rrëfeu krimin nuk shprehu asnjë pendim. Ndoshta askush nuk do ta dijë se çfarë i kaloi në të vërtetë kokës kësaj gruaje të re para se të vriste Elenën e vogël, vajzën e saj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!