Marklen Haka, është padyshim një prej personazheve më të përfolur gjatë viteve të fundit, si i përfshirë në grupet kriminale. Tashmëai ndodhet në qeli. I riu nga Nikla, që i shpëtoi herë pas here burgut, pa çka se u dyshua për krime të rënda, duket se këtë herë nuk do e ketë edhe aq të lehtë. Përveç prangave, ai u kishte shpëtuar edhe plumbave, në të paktën dy atentate serioze të organizuara ndaj tij.
Ndërsa sot, 33-vjeçari nga Nikla nuk konsiderohet një i arrestuar i zakonshëm, por një “thesar” në duart e Prokurorisë së Posaçme, që e kishte shpallur në kërkim që prej muajit maj. Pak para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e aleancave të 7 grupeve kriminale që synonin eliminimin e njëri-tjetrit, Marklen Haka ndodhej në Dubai. Disa ditë para se SPAK të finalizonte operacionin, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, informuan Tiranën se ai ishte larguar dhe ndodhej nëShqiperi.
Ajo çfarë ra në sy në dosjen e fundit të SPAK, ku u zbuluan planet që grupet kriminale thurnin në SKY për vrasjen e ErvisMartinajt, Durim Bamit apo edhe të Arben Ndokës, ishte roli i dyfishtë i Marklen Hakës. Hetimet zbuluan se ai komunikonte vazhdimisht me EmiljanoShullazin në burg, të cilin e informonte për lëvizjet e Durim Bamit, që në fakt është edhe kushëriri i tij, duke e ditur që po synonin ta vrisnin. Nga ana tjetër bashkëpunonte edhe me Bamin për palën kundërshtare.
Por historia e Marklen Hakës nuk nis këtu. Më 21 shtator të vitit 2019, Marklen Haka, mbeti i plagosur në një atentat në derën e shtëpisë së tij në Nikël të Krujës. Por në këtë ngjarje mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha, 50 vjeçe. Pak momente para se në drejtim të tij të qëllohej më shumë se 100 herë, kushëriri e kishte lajmëruar për disa persona të dyshimtë që ndodheshin rrotull shtëpisë ku ai ndodhej. Marklen Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu. Grupi hetimor pati dyshime se ngjarja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje. Kur u pyet në ambientet e spitalit ai nuk dha ndonjë dëshmi të vlefshme për grupin hetimor. Duke qenë para kësaj situate, hetuesit u përqendruan tek precedentët e mëparshëm të tij, ngjarjet për të cilat ai ka qenë i dyshuar, që në fakt nuk i janë faktuar asnjëherë.
Ky ishte atentati i parë serioz ndaj tij. Ai mbeti i plagosur me armë zjarri edhe më 8 qershor të vitit 2022. Ngjarja ndodhinë mesditë në Fushë-Krujë. Ai u qëllua me një plumb në nofull. Policia shoqëroi më shumë se 20 persona për atentatin ndaj 29-vjeçarit Haka, mes tyre edhe Gentian Bejtja, i ekzekutuar më 15 mars në fshatin Larushkë. Por as sot nuk ka ndonjë të arrestuar, qoftë për këtë ngjarje, apo edhe atentatin e mëparshëm ku u vra halla e tij. Personat e përfshirë në atentat dyshohet se kanë pasur informatorin e tyre në fshatin Zezë, ku ndodhen edhe anëtarët e fisit Haka.
Marklen Haka për herë të fundit është dënuar në muajin prill të vitit 2019 me 1 vit e 6 muaj burg. Më 13 qershor të vitit 2011, ai është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Megjithatë Marklen Haka u lirua muaj më vonë, pasi nuk u arrit të provohej akuza e vrasjes.Ndërsa sot duket se provat për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij nuk mungojnë. Por ajo çfarëështë më e rendësishme për Prokurorinëështë dëshmia e Marklen Hakën. Një personazh i tillë në duart e drejtëisë, mund të zbardhë shumë krime të rënda, nëse pranon të kthehet në të penduar. E duket se tashmë kjo synohet nga prokurorët./abcnews.al