Kush është llumi i PD? Basha: I dini ju, prokuroria dhe Edi Rama

schedule14:03 - 20 Tetor, 2021

schedule 14:03 - 20 Tetor, 2021

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet për “llumin e PD”, të cilin e artikulon së fundmi.

Basha nuk preferoi të japë emra konkretë, por theksoi se njihen. Sipas kryedemokratit kriteri më i mirë që media mund ta përdorë për t’i zbuluar këto personazhe është të hulumtojnë se kush është pasuruar pasi të djathtët lanë pushtetin.

I dini edhe ju të medias, edhe pronarët, edhe prokuroria e di edhe Edi Rama. Kriteri më i mirë është që kish është pasuruar pasi kemi lënë pushtetin, një pjesë e mirë e tyre janë graduar, pasuruar pasi kanë vendosur që ti vënë shkelmin sakrificës së demokratëve duke bashkëpunuar me Edi Ramën. I njohin demokratët. Këtu komentet e mia janë të tepërta. Ka gjithmonë një kohë për pendesë, do të ketë edhe për drejtësi,” tha Basha.

I pyetur nëse do të japë PD votën për zgjatjen e mandit të vettingut,  Basha theksoi se në fillim do të bëhet një analizë se si ka ecur procesi. Kryedemokrati nënvizoi se çdo vendim që do të marrin do të ketë për bazë interesin e qytetarëve.

“Është çështje e shteruar, nuk ka vokum kushtetues. Vettingu vazhdon. Çfarëdo që të ndodhë vettingu do të vazhdojë. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandatit për 14 individë.

Duhet të diskutohet çfarë kanë bërë këta njerëz në këto katër vite. A është bërë proces, si ka qenë ritmi, pse i ngadalë, kush u ka bërë presion. Pra një analizë të plotë që të vendosim cila është më e mira. Çdo vendim i yni do të ketë për bazë interesin e qytetarëve,” tha Basha. g.v/abcnews.al