Kush është këngëtarja që shkoi e veshur me të bardha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

schedule17:45 - 26 Shtator, 2022

schedule 17:45 - 26 Shtator, 2022

Mbrëmjen e djeshme, Armina dhe Shkëlzeni i dhanë fund beqarisë me një dasmë spektakolare. Ata kishin të ftuar 300 persona, mes tyre edhe shumë personazhe të njohur, të politikës, ekranit dhe muzikës. Kur bëhet fjalë për këta të fundit, ishte edhe këngëtarja Eranda Libohova, e cila duket se nuk u prit shumë mirë për shkak të zgjedhjes që kishte bërë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet e veshur me një fustan të gjatë e xhaketë të bardhë, edhe komentet kanë qenë të shumta.

Sipas fansave, Eranda ka thyer “kodin” se në dasmë duhet veshur vetëm nusja me të bardha.

“Nuk duhet të ishte veshja juaj e bardhë. Nuk ka rëndësi i gjatë apo i shkurtër”, “Sorry me gjithë admirimin si këngëtare, por është disrespekt të shkosh me veshje të bardhë në dasmë. Ka ca rregulla që duhen respektuar”, “Me të bardha? Sikur nuk lejohet”, i kanë shkruar disa prej tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!