Kush është ish-kryeplaku i fshatit që u ekzekutua në portën e shtëpisë (Video)

schedule08:55 - 10 Tetor, 2018

schedule 08:55 - 10 Tetor, 2018

Policia e Lushnjes ka shoqëruar 15 persona për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në fshatin Shegas, ku u vra një 48-vjeçar. Hetimi vijon, por ende nuk ka persona të ndaluar.

Autori e ka pritur te porta e shtëpise dhe sapo 48-vjeçari Qemal Halla zbriti nga makina ai e ekzekutoi me plumb në kokë.

15 persona shoqëroi policia për këtë ngjarje e cila ndodhi rreth mesnatës në Shegas të Lushnjes.

Dyshimet e para të hetuesve janë hedhur për konflikte të mundshme mbi pronësinë, por nuk janë përjashtuar problemet familjare.

Nga kqyrja që i është bërë viktimës, plumbi i pistoletës e ka prekur në pjesën e përparme të kokës nga një distancë e afërt.

Ende nuk është gjetur gëzhoja dhe në vendngjarje nuk ka gjurmë të ndonjë mjeti tjetër përveç fuoristradës së Hallës. Duket se autori ka qenë në këmbë dhe është larguar po në këmbë pas kryerjes së krimit.

Bashkëshortja e Qemall Hallës e ka dëgjuar të shtënën. Bashkë me të edhe fqinjët dolën për të parë çfarë kishte ndodhur.

Banorja 1: “Ka pasur portën e mbyllur. Do zbriste për të hapur portën për të hyrë në shtëpi. Aty e kanë pritur, i kanë bërë kusi. Krismë dëgjuam pastaj çfarë ishte nuk e dimë”.

“Sa herë dëgjuat krismë”?

Banori 2“Një herë, vetëm një herë ka qëlluar. Vetëm një tek fishek”.

Një orë përpara vrasjes, 48-vjeçari ai ishte në lokalin e të vëllait në fshat. Aty ai kishte kaluar një mbremje të qetë pa konflikt me ndonjë person.

Ai banonte vetëm me gruan pasi djali i vetëm ishte emigrant në Greqi. Disa kohë më parë Halla ka qenë kryeplak i fshati Shegas dhe aktualisht njihej si njeri i qetë që merrej me punët e bujqësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!