Can Kariçi 30-vjeç u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Kariçi është qëlluar me armë zjarri brenda një makine tip “Golf V”, të cilën e kishte me targa të huaja.
Burime për ABC, bëjnë me dije se viktima ka qenë me precedent të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit. Të njëjtat burime raportojnë se viktima ishte mik i Ervis Martinaj, emri i të cilit është lakuar disa herë në ngjarje kriminale.
Ndërkohë pak pas ngjarjes, një makinë tip “audi” u gjet duke u djegur disa kilometra larg vendit ku u krye krimi. Brenda kësaj makine raportohet se janë gjetur armë.
ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku zona shihet e rrethuar nga policia. Dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri të pajisur me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë. /abcnews.al/