Një i dënuar u përpoq të arratisej nga burgu i Peqinit këtë të premte. Mësohet se ai është Gëzim Toma, i cili nuk mundi ta çonte deri në fund arratisjen pasi u pikas nga një gardian.
Toma u përpoq të ikte nga burgu i Peqinit, i njohur ndryshe edhe si “Alcatraz-i” shqiptar për shkak të kushteve të larta të sigurisë.
Emri i Gëzim Tomës nuk është i padëgjuar. Ai është arratisur edhe njëherë në të shkuarën. Bëhet fjalë për rastin e arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë, ku sëbashku me Admir Tafilin dhe disa të burgosur të tjerë u arratisën më 23 Nëntor 2013 duke kërcënuar me armë gardianët.
Gëzim Toma tenton të arratiset nga burgu i Peqinit
Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte. Arratia e tij zgjati shumë pak, pasi u prangos nga policia greke më datë 29 Nëntor të po atij viti, ku Gëzim Toma kishte kaluar në mënyrë ilegale kurfin helen.
Në vitin 2019, Toma u ekstradua nga Greqia, pasi është dënuar me 20 vite burg për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu./abcnews.al