“Kush është grupi i punës? E nxorët nga xhepi”, Vangjeli përplaset me Alibeajn: Nuk jam i atyre që njeh ti

schedule13:44 - 19 Tetor, 2021

schedule 13:44 - 19 Tetor, 2021

Sot u publikua paketa e propozimeve të Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me Vettingun e politikanëve, Reformën Territoriale dhe ndryshimet e koalicioneve.

Në “ABC Live” i ftuar ka qenë deputeti demokrat Enkelejd Alibeja i cili është përplasur me gazetarin Lorenc Vangjeli.

Vangjeli e ka pyetur Alibeajn për grupin e punës dhe sa kohë është marrë PD me amendamentet e bëra gati për të propozuar Ndryshimet Kushtetuese, por deputeti i PD i është shmangur kësaj pyetje duke mos dhënë emra konkret.

Alibeaj: E kemi quajture zhbërja e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut. Kushtetuta e këtij vendi duhet të jetë dokument që të mos bëhet zhele që ta shkelësh në të dy këmbët. Është një akt që rivendos respektimin e kushtetutës.

Alibeaj: E rëndësishme është territorialja. Më shërbimet që ka të bëjë qytetari me institucionet. Me artikulimin juridiko kushtetues të kemi bërë nevojën urgjente të shoqërisë dhe demokracisë “

Lorenc Vangjeli: Kush është grupi i punës? Sa kohë keni punuar?

Alibeja: “E rëndësishme është për të parë nëse janë nevoja të sotme. Është procesi ai i cili i jep qëndrueshmëri ndryshimeve Kushtetuese. Çështja e aliazhit, krim politike. “

Alibeja:  “Në grupin Parlamentar dhe në administratën e PD ka juristë që e njohin lëndën Kushtetuese. Vare nga fakti se çfarë procesi është ai, për të bërë amendamentet të qëndrueshme.

Vangjeli: E nxirrni nga xhepi dhe thoni ja ku është,. A e keni parashikuar ju zgjatjen e mandateve të vettingut? Cila është qasja jua?

Alibeja: Ju thash që prioritet tona janë këto të treja. Pretendojmë që të jenë prioritete të shoqërisë.

Vangjeli: Ndoshta e marrin dhe i tregojnë dy tre emrat e grupit të punës?

Alibeja: Unë nuk jam as i yti dhe as i atyre që njeh ti. Do të jap një përgjigje për hir të emisionit.

Alibeja: Edhe Komisioni i Venecias tha se procesi i Vettingut tha se duhet të jetë i shkurtër. Vetë Kushtetuta e ka një zgjidhje. Ka KPK, i kalon KLGJ. Këta kërkojnë zgjatjen e afatit të anëtarëve të KPK ata duan zgjatjen e afatit të qëndrimit në detyrë të motrës së Ballukut. Apo kunati i Mimi Kodhelit. Pak rëndësi ka. Nuk është interes i shqiptarëve. Të mos jetë për interesa, e shpejt dhe e përciptë. Por të zgjidh edhe gabimet e së shkuarës. Të jetë transparent dhe janë nevoja të demokracisë. Zgjedhjet janë të parat. Më 30 korrik bënë në mënyrë të njëanshme. E treta lidhja e politikanëve me krimin. Një politikan bën më shumë korrupsion.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!