Egreis Limaj është një 24-vjeçar nga Vlora, që këndon në mënyrë perfekte polifoninë labe. Ndonëse me profesion është gardist, kjo nuk e ka penguar të riun të heq dorë nga pasioni.
Egreis është pjesë e grupit të suksesshëm “Zërat e Shushicës”, të cilët janë afirmuar në këngën labe.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se si u krijua grupi dhe pse i vendosën pikërisht këtë emër.
“Kemi rreth 6 vjet. Duke parë nga telefoni, dikush këndonte me shokët e tij, kënduam dy-tre herë për qejf. U mblodhëm në Vlorë dhe aty vazhduam. Me kalimin e viteve u bëmë akoma edhe më të mirë. Unë pata fatin e mirë që punova me presidentin e asamblit, Tomorr Lelo. Ai më mori dhe kam punuar për 4-5 vjet më të. Njoha edhe elitën e këngës labe. Para pak muajsh vendosëm të dilnim vetëm. E quajtëm zërat e Shushivës sepse të gjithë shokët janë nga rrethet nga Vlora”, u shpreh Egreis./abcnews.al