Kush është e reja që humbi jetën gjatë lindjes në Fier, familjarët dyshime për mjekët

schedule12:53 - 12 Prill, 2021

schedule 12:53 - 12 Prill, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se 31-vjeçarja Elisabeta Lamaj nga Mallakastra ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitetin e qytetit të Fierit.

Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mjekët dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim në prokurori dhe kjo e fundit ka nisur hetim. Nuk dihen ende shkaqet vdekjes sepse në ekspertizë nuk është përcaktuar.

Ngjarja e rëndë po merr rrjedhë dyshimi për familjaret. Lindja po realizohej me operacion por bluzat e bardha kanë dhënë deklarata dyshuese. Ata here ju ka thënë familjarëve pësoj trombozë dhe herë atak kardiak.

Viktima Elisabeta Lamaj është nga fshati Vlosht por e martuar në Drenovë të Re në Ballsh. E ndjera ka dhe një vajzë 5 vjeçe dhe priste fëmijën e dytë. Bashkëshorti i saj Leonard Lamaj është punonjës policie në burgun  e Fierit.

Te afërmit shprehen të shokuar nga ngjarja e ndodhur pasi deri në ditën e fundit e reja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se familjaret kanë bërë kallëzim ditën shtunë më date 10.4.2021, mirëpo policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi rastin. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!