Ilirida Krasniqi nuk është blogere mode por po të shohesh Instagramin e saj të vjen natyrshëm te shohesh stilin e veshjeve, qendrimin, pozat dhe duket sikur je i/e detyruar t’i bësh “follow”.
Ilirida është një vajzë e re, shume e bukur për te cilën nuk eshte kursyer as revista Vouge ku e cileson si nje nder 10 vajzat frymezuese ne stil për tu ndjekur. Ajo është dentist, madje ka studiuar për kirurgji dentare. Sot jeton ne Danimarkë dhe në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi gjithë historinë e saj.
“Kam pasur dy pasione shumë të ndryshme. Babi im është mjek dhe e di se sa punë ka të jesh stomatologe dhe ndoshta kjo më bëri të merrem me modë.
Kam shumë shoqe që më ndihmojnë për të bërë fotot. Zakonisht fotot i bëj në mbrëmje se nuk ka shumë dritë. Për mua drita është shumë e bukur”, tregoi Ilirida
“Gjatë kohës që po haja në një restorant me një shoqe dhe më ka shkruar një shoqe për Vogue ka shkruar për mua. Jam ndjerë shumë krenare se puna ime e një viti është vlerësuar”, shtoi më tej ajo./abcnews.al