Mbretëresha Elizabeth u dërgua të hënën në banesën e fundit nga anëtarë të familjes mbretërore, si dhe politikanë ndërkombëtarë, të cilët u mblodhën në Westminster Abbey në një ceremoni të organizuar në Kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor.
Fëmijët e Mbretëreshës Elizabeth u bashkuan për të nderuar monarken më jetëgjatë të Britanisë, megjithatë, ishte një person nga familja mbretërore që nuk mori pjesë. Bëhet fjalë për Kathron, Dukeshën e Kentit, e cila nuk mori pjesë. 89-vjeçarja është e martuar me Princin Eduard, Dukën e Kentit, i cili është kushëriri i parë i Mbretëreshës. Edhe pse Katerina nuk mori pjesë në ceremoni, bashkëshorti i saj ishte i pranishëm.
Dukesha, e cila u largua nga detyrat e saj mbretërore në vitin 2002 dhe hoqi dorë nga titulli i saj HRH, rrallë shfaqet në publik. Edhe pse nuk është bërë e ditur arsyeja e mungesës së Dukeshës së Kentit, bëhet e ditur se ajo ka vuajtur nga probleme shëndetësore në të kaluarën, duke përfshirë edhe encefalomielitin mialgjik.
Catherine është fëmija i katërt dhe vajza e vetme e Sir William Worsley dhe gruas së tij Joyce Morgan Brunner. Ajo u takua me Dukën e Kentit kur ajo ishte 24 vjeç dhe çifti u martua në vitin 1961. Ata kanë tre fëmijë, Lord Nicholas Windsor, Lady Helen Taylor dhe George, Earl of St Andrews dhe kanë dhjetë nipër e mbesa./abcnews.al