Kush është aktor më i mirë Erjona Kakeli apo Salsano Rrapo? Përgjigjet aktorja, reagon Bes Kallaku

schedule21:59 - 24 Prill, 2021

schedule 21:59 - 24 Prill, 2021

Mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun ishin mbledhur të gjithë aktorët e spektaklit të humorit “Kosherja”. Një mbrëmje që kishte ndërthurur skeçet e aktorëve me situata nga më të ndryshmet.

Erjona Kakeli, e cila ka tërhequr vëmendje me rolet e saj “Mami” dhe “Zysha”, ishte ndër të tjera në Soiree përballë Alba Shtëmbari me disa pyetje shumë të vështira. Nëse ato nuk përgjigjeshin ishin të detyruar të pinin shotsa.

Erjona është pyetur se kush është aktor më i mirë, ajo apo bashkëshorti i saj Salsano Rrapo dhe ajo është përgjigjur pa hezitim.

Unë apo Salsano? Unë”, u shpreh Erjona Kakeli pa e menduar dy herë.

Ndërkaq nuk mungoi edhe reagimi i Bes Kallakut, i cili shtoi: “Për këtë ka të drejtë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!