Kush është 27-vjeçari shqiptar në krye të kompanisë së fuqishme të pronave të patundshme në Vjenë

schedule08:44 - 26 Shkurt, 2024

schedule 08:44 - 26 Shkurt, 2024

Floriat Spahiaj është 27-vjeçari shqiptar në krye të kompanisë së fuqishme të pronave të patundshme në Vjenë.

Ai e ka krijuar këtë biznes që në moshën 24-vjeçare dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” ka treguar të gjitha detajet e “ëndrrës austriake”.

Floriati ka zbuluar se kompania e tij bën shitblerje të pasurive që kapin vlera miliona eurosh, por që nuk ka pasur shumë bashkëpunime me kompanitë shqiptare.

“Unë tashmë jam mësuar dhe nuk jam një karakter që rri në komfortzonë. Duhet të kuptosh që nëse ndjek një rrugë të tillë nuk ka shumë kohë të lirë, por unë nuk pendohem aspak.

Deri tani nuk kam shumë bashkëpunime me shqiptarët, edhe në jetën time profesionale nuk kam pasur shumë punë me kompani shqiptare. Mund të investojnë dhe qytetarët shqiptarë që nuk kanë dokumente në pronat në Vjenë. Për momentin është mundësia për të blerë prona, viti 2024-2025 është mundësia më e mirë për të blerë prona në Austri.

Unë jam nga Peja, jam rritur shumë mirë me çdo person këtu si austriak apo shqiptar. Unë kam qene gjithmonë i hapur për kultura të tjera, kam pasur shumë lirshmëri”, u shpreh ndër të tjera i riu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!