Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha: Çfarë më tha në zyrë militanti i tronditur

schedule09:12 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:12 - 29 Shtator, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmë për vrasjen e Azem Hajdarit, atë që ai e cilëson si “vrasja e shekullit”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha dha detaje për mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998, ku u ekzekutua një nga politikanët më në zë të kohës dhe ish-lideri i dhjetorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mes të tjerash se në pritë Azem Hajdarin e nxori Fatos Klosi.

LEXO EDHE: Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit: Ju tregoj pse akuzova Nanon, e ekzekutoi shteti

Berisha tregoi se në zyrën e tij, pak pas vrasjes kishte mbërritur një simpatizant i partisë, i cili ishte ndjerë fajtor për ngjarjen. Kjo sepse ai kishte sinjalizuar Hajdarin për një makinë të dyshimtë, që qëndronte pranë selisë së PD-së.

Pjesë nga biseda: 

Fevziu: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?

Berisha: Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi.

Fevziu: Kush ishte personi që i ngjalli besim dhe e bëri të bënte 100 metra në këmbë, ndërkohë që Azem Hajdari dihej që ruhej dhe ishte i kujdesshëm.

Berisha: Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrava Azem Hajdarin, sepse kështu më ndodhi. Më tha që i kishin thënë t’i thoshte Azemit se aty është një makinë. Ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i partisë demokratike. Ai nuk ishte lidhje. Kishte një radio të shërbimit informativ në makinën nga e cila u qëllua. Pse doli Azemi? Jam shumë dakord që ai ishte i kujdesshëm. Ai mendoi çfarë mund të ishte kjo makinë. Ai mund të nxirrte bodiguardët. Bëri një vlerësim të gabuar.

Fevziu: A mund të ketë një kurth nga persona brenda PD?

Berisha: Absolutisht jo. Nëse merret kurth ky, që tjetri i tha se jashtë ka një makinë…

Fevziu: U zhduk celulari i Azem Hajdarit, a mund të ketë qenë një telefonatë e një personi të afërt që ai i ka zënë besë për të dalë?

Berisha: Unë nuk besoj se ka qenë një telefonatë e personave të afërt. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda dhe nuk e kam ndjekur si ka shkuar ky problem. Sa i përket telefonit, sigurisht që vrasësit do të merrnin telefonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!