Kush e mbështeti Fan Nolin, si triumfoi në lëvizjen e 1924? Ilir Ikonomi në “Real Story”: Mbështetja ishte totalisht e brendshme

schedule20:11 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 20:11 - 2 Dhjetor, 2024

TIRANË- Studiuesi Ilir Ikonomi, i ftuar në  emisionin “Real Story” të gazetari Sokol Balla ka dhënë detaje për lëvizjen e qershorit të vitit 1924, kur Fan Noli erdhi në pushtet.

I pyetur nëse Noli kishte mbështetje nga jashtë vendit për ta realizuar qëllimin e ardhjes në pushtet, Ikonomi theksoi se mbështetja ishte totalisht e brendshme. Ai tregoi se si u rreshtuan ushtarakët me Fan Nolin.

“Mbështetja ishte krejtësisht e brendshme, Italianët aluduan se do ta mbështesin, por nuk është se e mbështeten dhe nuk është se dhanë ndonjë kontribut konkret, sepse askush nuk e dinte se si do të përfundonte kjo gjë, dhe askush nuk e merre guximin nga fuqitë e huaja që të mbështesë Nolin, kështu që  ishte e brendshme dhe lindi dhe mosbindja në fillim ishte ..unë e quaj  komplot të Nolit për të bojkotuar parlamenti,… ishte si puna e deputetë të PD, që dorëzuan mandatet me qëllim që qeveria të binte vetvetiu, edhe këtë bëri Noli, e bojkotoi kuvendin në Tiranë dhe u tha atyre nuk kthemi më në Kuvend. Është njëlloj sikur të dorëzosh mandatet dhe Kuvendi në fillim nuk po e arrinte kuorumin, sepse këta ndodheshin  në Vlorë, njerëzit e Fan Nolit, flasim për majin 1924, pastaj u formua  kuorumi, por ishte një kuorum  shumë i dobët, dhe praktikisht ato linjat e konfrontimit ishin hequr dhe pastaj ndodhi rebelimi i ushtarakëve, që kaluan në anën e Nolit.  Dy komandantët kryesorë, Kasem Qafzezi i jugut, dhe Rexhep Shala i veriut, ata marshuan në Tiranë dhe sipas Nolit ishte marshim i tipit të marshimit mbi romë që bëri Musolini. dhe kishte shumë ngjashmëri në fakt.  Ata u bashkuan sepse panë oportunitet personal, mundësi për karrierë ushtarake, Qafëzezi synonte të bëhej ministër i luftës dhe u bë, kurse Shala ministër i Brendshëm dhe u bë. Kishin një aversion ndaj Zogut. E quanin Zogun autokrat, dhe panë që balanca e forcave do të ishte në favor të tyre dhe kaluan me opozitën”,  tha ai./abcnews.al