“Kush e ka dëgjuar, mbeti me pasoja”, Noizy zbulon një pjesë të këngës që shkroi në karantinë

schedule12:20 - 21 Nëntor, 2020

schedule 12:20 - 21 Nëntor, 2020

Noizy është një nga reperat më aktiv të skenës shqiptare. Ai publikon herë pas here këngë të reja dhe mesa duket as pandemia nuk e ka ndalur.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, reperi publikoi një video, me të cilën zbuloi disa sekuenca të këngës “Kontroll”, që e shkroi gjatë karantinës.

“Kush e ka degju ket, ka ngel me pasoja, e shkrujtur gjat karantines. Kur ajo te bëhet si polic #kontroll”, ka shkruar Noizy.

Por, ai u pendua dhe menjëherë e fshiu videon, pasi i erdhën edhe shumë mesazhe nga fansat që t’ua dërgojë videon e plotë të këngës.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga ky reper është “Naughty Naughty” në bashkëpunim me Sëarmz, S1mba dhe Predz. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!