Kush e ftoi Elmar Brok në Tiranë? Përgjigjet Shehu në “Radari Informativ”

schedule19:53 - 17 Mars, 2022

schedule 19:53 - 17 Mars, 2022

Ardhja e ish-eurodeputetit Elmar Brok, dhe takimet e tij me zyrtarët më të lartë të PD për të negociuar për krizën brenda Partisë Demokratike, tërhoqën vëmendjen mediatike ditën e enjte.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar vizitën e ish-eurodeputetit.

I pyetur nga Xhokaxhi se kush e ftoi Brok në Tiranë, Shehu tha se ai ka ardhur me kërkesë të Lulzim Bashës.

PD kaloi dhe po kalon një krizë kjo është e vërtetë, nuk duhet ta mohojmë. Pas 25 prillit PD u fut në një krizë dhe u thellua nga vendimet arbitrare pas 25 prillit. E mira është se kjo krizë po zbutet, organizimi i foltores, vendimet e kongresit, referendumit dhe padyshim rezultatet e 6 marsit treguan se gjërat po konfigurohen. Pra PD është duke dalë nga kriza, është në vështirësi akoma. Zotin Brok ka ardhur në Shqipëri nga zoti Basha, ka qenë lobist i zotit Basha. Ai është një personazh i nderuar, por në vitet e fundit është lobist i Bashës, edhe këtë e di zoti Basha pse e ka thirrur’, tha Shehu.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!