Presidentit Ilir Meta pritet t’i mbarojë mandati i kreut të shtetit në korrik të këtij viti. Ndërkohë ai vazhdon të jetë në betejë institucionale me maxhorancën e cila për disa herë rresht ka paralajmëruar se do ta shkarkojë atë nga posti.
Mbrëmjen e sotme në “Log.” në ABC një nga pyetjet për të ftuarit ishte se kush do të jetë presidenti i ri i republikës.
Ish-deputeti Sheferedin Shehu tha se presidenti i radhës do të caktohet nga kryeministri Edi Rama pa konsensusin e Bashës. “Ai që do të dojë zoti Rama. Jo një bashkëpunim Rama Basha”, tha ai.
Ndërsa analisti Neritan Alibali deklaroi se presidenti do jetë një emër konsesual mes palëve. “Do të jetë një kompromis për të realizuar votat e nevojshme për të zgjidhur presidentin.
Presidenti do të zgjidhet në korrik 2022. Deri në 2023 kryeministri ka të gjithë pushtetin në duart e veta. Kryeministri nuk është se ka ndonjë nevojë të madhe për presidentin”, deklaroi Alibali.
Për analistin Lorenc Vangjeli emri i radhës që do të drejtojë presidencën e vendit do të jetë një grua. /Abcnews.al