Pas një të shtune me shumë emocione, ku u eliminuan dy konkurentë, dance reality show “T’ka mami yll” vazhdon me garën.
Këtë të hënë, fëmijët kanë shkuar në palestër për të zgjedhur liderin e skudrës së kuqe.
Ata kanë dhënë mendimet e tyre, duke u krijuar një dilemë zgjedhje me Fionës dhe Kristinës. Në fund, profesor Albi Nako u shpreh se do ta vendosin në ditët në vijim, pasi mes konkurentëve janë krijuar aleanca dhe votimi do të ndikonte në zgjedhje.
Më tej, fëmijët të bashkuar kanë vazhduar me provat për numërin hapës të spektaklit të ardhshëm./abcnews.al