Kush do të jetë kryeministri i ri i Britanisë? Tetë kandidatë në garë, procesi për zgjedhjen nis sot

schedule12:26 - 13 Korrik, 2022

schedule 12:26 - 13 Korrik, 2022

Laburistët britanikë akuzuan ditën e djeshme qeverinë e kryeministrit në largim Boris Johnson për shkelje të re të rregullave parlamentare, pasi refuzoi të caktojë një orar për votëbesimin e kërkuar nga opozita.

Synimi i laburistëve ishte të detyronte Johnson të largohej menjëherë, dhe jo në fillim të shtatorit, siç ai deklaroi. Procesi i brendshëm partiak për të zgjedhur pasardhësin e Johnson nis sot, me votimin e parë mes tetë kandidatëve që pritet të zëvëndësojnë Johnsonin.

8 kandidatët janë: ish-sekretari i thesarit Rishi Sunak, sekretari aktual i thesarit Nadeem Zahawi, sekretarja e jashtme Liz Truss, ish-sekretarja e drejtësisë Kemi Badenoch, Ministrja  e Tregtisë Penny Mordo, Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Tom Taggenhat, Zëvendës Sekretarja e Drejtësisë Suella Braveman, ish-sekretari i shëndetësisë dhe dikur drejtuesi i Charterhouse  Jeremy Hunt.

Ish-ministri i shëndetësisë Sajid Javid nuk mori mbështetjen e kërkuar. Të dielën dhe të hënën do të mbahen garat televizive mes kandidatëve kryesorë, ndërsa në fund të javës së ardhshme fusha do të jetë ngushtuar në vetëm dy kandidatë.

Anëtarëve të partisë do t’u kërkohet të zgjedhin midis të dy kandidatëve, ndërsa votimi do të përfundojë deri në fillim të shtatorit.

Deri më tani më të populliarit janë Sunak dhe Truss  në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore sipas një sondazhi të Opinium.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!