Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga finalja e madhe, pritet të zgjidhen dhe finalistët e tjerë. Mes Arjolës, Donaldit, Einxhel dhe Monikës, vetëm dy prej tyre do të shkojnë në finale. Deri më tani, Iliri dhe Beniada janë zgjedhur nga publiku si finalistë.
Të pyetur nga Arbana se cilin prej banorëve do të donin që të shkonte në finale, Iliri përmendi emrin e Donaldit dhe Arjolës. “Një për dashuri, ndërsa një prej meritrokaci”, tha ai. Beniada zgjodhi Donaldin dhe Monikën, duke “harruar” kështu mikeshën e saj, Einxhel.
Einxhel reagoi menjëherë duke thënë:”Isha edhe unë moj!” I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beniadës, duke u shprehur se u ngatërrua dhe nuk e kuptoi pyetjen si duhej. /abcnews.al