Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush do marrë drejtimin e Tiranës?/ Endri Shabani: Pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Binajt

schedule20:39 - 7 Tetor, 2025

schedule 20:39 - 7 Tetor, 2025

Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të cilat do të mbahen në datë 9 nëntor.

Shabani tha se vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje duke ditur gjendjen në të cilën ndodhen, por nuk mund të rrinin ‘të heshtur’ pa mbështetur një kandidat. Shabani tha se alternativa që ata mbështesin është kandidati i pavarur Florjan Binaj, i cili brenda përfaqësisë së Nismës Thurje u votua me 95 për qind të votave.

“Florin e njoh që student, njihemi që të vegjël dhe jemi takuar më pas si aktivist. Kam një simpatizim si individ, me nisëm Thurje ne u mblodhëm të hënën dhe morëm një vendim. 

Ne nuk e morëm përgjegjësinë që tu thonim qytetareve na votoni kur këto vota nuk krijojnë përfaqësi. Duke ditur se ku jemi, morëm vendimin mos të futemi në zgjedhje, as ne zgjedhjet e kaluara te 2023. Nga aktorët që janë në opozitë nuk mbështes dot Flamur Nokën, Binajn po e kam më të lehtë. Për të dëshmojë që është aktivist, e hodhëm në votim dhe 95 për qind votuan për Binajn.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!