Kurz: Nëse do të vendosen masa kufizuese në Austri, do jenë vetëm për të pavaksinuarit

schedule21:00 - 7 Shtator, 2021

schedule 21:00 - 7 Shtator, 2021

Kancelari austriak Sebastian Kurz, së fundmi ka bërë me dije se nuk do të ketë një bllokim masiv, por vetëm për qytetarët e pavaksinuar.

Në dekaratën e tij ai ka theksuar se ato që do të preken janë vetëm personat që nuk kanë bërë vaksinë.

“Në Austri bllokim i mundshëm vetëm për të pavaksinuarit. Koha e bllokadave totale duhet të ketë mbaruar”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai përsëriti se donte të përjashtonte vendosjen e një detyrimi të përgjithshëm të vaksinimit./abcnews.al