Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti informoi se me Finer ka diskutuar folur në lidhje me dhënien fund të tensioneve në veri, me zgjedhje të reja.
“I lumtur që bisedova me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, shkroi Kurti në Twitter.
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ ?? to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023
Ndërkaq, Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të plotësojnë tre kërkesa për të qetësuar situatën në veri të Kosovës, në të kundërt do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët.
Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Josep Borrell ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë tre kërkesa të qarta.
Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian kërkon zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje si dhe nisjen e punës për krijimin e Asociacionit./abcnews.al

