Kurti: Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë

schedule22:26 - 24 Mars, 2023

schedule 22:26 - 24 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot në ndërtesën e Qeverisë, një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje dhe falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e Kosovës.

‘’Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, ndaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni’’, u shpreh kryeministri.

Në këtë pritje, të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ministra, zëvendësministra, deputetë, diplomatë të huaj, ish- presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues e zyrtarë të tjerë të institucioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!