Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të hënë do të zhvillojnë një tjetër takim në kuadër të negociatave për marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Informacionet bëjnë me dije se takimi mes dy liderve, Albin Kurti dhe Isa Mustafa pritet të zhvilloeht në Kuvend, pasi ato janë parë në ambjentit e institucionit.
Para se të shkonte në takim me Kurtin, Mustafa është shprehur se shpreson që sonte të arrihet marrëveshja me LVV-në.
Në hapësirat e Kuvendit, Mustafa është parë i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë së tij, Vjosa Osmani,Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zëdhënësi për media, Besian Mustafa.
Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, pare medieve ka folur, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili konfirmoi se ka gjasa që të ketë takim në mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti. Veliu më tej theksoi se çështja e bisedimeve me LVV-në duhet të mbyllet sot.
Ai më tej shtoi se për çështjen e ministrive janë marrë vesh, dhe se janë duke pritur që LVV të deklarohet për ofertën e fundit që LDK i ka bërë./abcnews.al