Kurti takon Merkelin në Tiranë: Folëm për bashkëpunimin në rajon brenda axhendës së BE

schedule16:12 - 14 Shtator, 2021

schedule 16:12 - 14 Shtator, 2021

Gjatë vizitës në Tiranë, përveç Edi Ramës, kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi takime të veçanta edhe me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka publikuar pamjet e takimit me Merkel. “Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian” shkruan Kurti në Facebook.

Turi në Ballkan, dje në Serbi dhe sot në Shqipëri ishte i fundit i Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë./ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!