Kurti takon ambasadorët e vendeve të Quint-it

schedule14:53 - 25 Prill, 2022

schedule 14:53 - 25 Prill, 2022

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, i ngarkuari me punë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu shkuan në takim te Kurti një muaj pasi me një deklaratë të përbashkët e kishin goditur shefin e ekzekutivit kosovar me një deklaratë të përbashkët.

“Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Gjatë takimit, u fol edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër”, ka theksuar ZKM.

Në takimin me ambasadorët ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca ishin shprehur shumë të zhgënjyera me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më 3 prill. Këtë qëndrim shtetet e Quintit e kishin bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët një muaj më parë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!