Kurti takohet me Borrel dhe Lajçak: Duhet të qartësohen ngjarjet në veri

schedule14:26 - 31 Maj, 2023

schedule 14:26 - 31 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij të mërkurën në Bratisllavë të Sllovakisë.

Takimi ka ndodhur para pjesëmarrjes së Kurtit në një diskutim për të ardhmen e Kosovës në kuadër të Konferencës për Siguri Globale në Bratisllavë.

Pas takimit, Borrell bëri thirrje përmes llogarisë së tij në Twitter për “de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”.

Ai e quajti situatën aktuale në veri të Kosovës “të rrezikshme dhe të paqëndrueshme”

Ndërkohë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Kurti tha se për të ishte me rëndësi t’i takonte diplomatët e lartë sepse ,sipas tij “duhet të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia”.

“Takimi ishte i rëndësishëm. Ne duhet ta kemi zbatimin (e marrëveshjes Kosovë- Serbi), në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim dhe nganjëherë largim nga rruga”, tha Kurti duke shtuar se “nuk kemi zgjidhje jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes”.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!