Kurti takim me ambasadorët e akredituar në Prishtinë dhe Lajçak

schedule12:43 - 6 Shkurt, 2023

schedule 12:43 - 6 Shkurt, 2023

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës do të takohet me ambasadorë dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Me këtë të fundit, Kurti tha se do të ketë një drekë pune, ku është pyetur se a do të diskutohet për Asociacionin e dialogun me Serbinë

Kështu tha Kurti, pas prezantimit të platformës për punësim të të rinjve, derisa theksoi se më pas do të tregojë për atë se çfarë u diskutua.

“Do të takohemi me të gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike, e kemi një takim në orën 11:00. E më pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, zotëri Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’ju tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë, por gjëja më e mirë që filloi sot është projekti ‘Super puna’, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit është pyetur se a do të prezantojë gjashtë kushtet e tij për Asociacionin, ndërkohë që ai ka përmendur platformën “Super Puna” dhe punësimin e të rinjve.

“Ata që dalin prej temës së rinisë, ata që nuk janë bash të rinj, mund të flasim edhe për Asociacionin e për dialogun, e për zotëri Lajçak edhe për zëvendësin tim Bislimi. Por, pasi të kryejmë takimin dhe drekën e punës” , ka shtuar ai.

/Kosovapres

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!