Kurti: Sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës

schedule11:23 - 2 Tetor, 2023

schedule 11:23 - 2 Tetor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.

Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!