Ish nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti komentoi për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me formimin e qeverisë së re.
Dërguti tha se Kurti po bllokon procesin sepse nuk ka numrat dhe se ky ngërç po i sjell dëme të mëdha Kosovës. Më tej, Vetëvendosje sipas Dërgutit po i bën favor Listës Serbe duke e fuqizuar me përkrahje vote.
“Pas zgjedhjes së kryetarit, duhet të zgjidhen nënkryetarët dhe sot kjo mbledhje e kryesisë është bërë me shkelje kushtetuese. Kjo do të na sjellë në një zvarritje të rradhës, kjo bllokadë do t’i shërbejë Vetëvendosjes dhe partive që përdorin tone nacionaliste.
Kjo do t’i bëj favor edhe Listës Serbe sepse do ta fuqizojë me përkrahje vote. Vetëvendosja do përpiqet që partitë e tjera t’i nxjerë keq.
Favori për Listën Serbe është një favor që VetëVendosja ja kthen sepse edhe gjatë zgjedhjeve kemi parë deklarata të zyrtarëve të Vuçiçit të cilat hedhin akuza dhe përkthehet në lajme që duket si një lloj polarizimi. Dëmi i Kosovës me këtë zvarritje ku partitë janë kaq pak largpamëse është i madh.” / abcnews.al /

