“Kurti shkatërroi Kosovën”, Anton Berisha: Qeverisja më e keqe, dëmtoi marrëdhëniet me aleatët

schedule16:16 - 30 Gusht, 2024

schedule 16:16 - 30 Gusht, 2024

Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Jashtëm në Kosovë, në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC News ka komentuar deklaratat e përfaqësuesit të BE për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak i cili ka thënë se shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë të gatshëm për normalizim.

Berisha shtoi se qeverisja e kryeministrit Kurti ka qenë në pikën më të ulët, ndërsa shtoi se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë në pikën më të ulët.

“Lajcak pati të drejtë sepse ai si përfaqësues gjithë kohën e kanë shpenzuar në menaxhim të krizave. Dhe shpenzimi 4-vjecar i mandatit të qeverisë së Kosovës ka qenë shërbimi më i keq. Dhe këtë periudhë jo vetëm që nuk është bërë hap përpara, por janë bërë edhe hapa pas. Pasi kemi pasur edhe sanksionime. Tani jemi në një situatë që nuk ka asnjë parashikim se si do të veprohet pasi i gjithë fokusi i qeverisë është ai elektoral. Pra tashmë ne jemi duke thelluar marrëzinë jo vetëm si qeveri, por edhe si shoqëri”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste nënvizoi se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë në pikën më të ulët.

“Nuk ka sanksion më të rëndë se sa Europa të të izolojë. Tani çdo veprim i qeverisë, por edhe i shoqërisë janë të natyrës jo europiane”, theksoi më tej Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!