“Kurti, shkaktari kryesor i dështimit Kosovë-SHBA”, Nazarko: Dialogu pritet të jetë nën portofolin e punës së Grenell

schedule17:30 - 7 Janar, 2025

schedule 17:30 - 7 Janar, 2025

Raportet Kosove-SHBA gjate drejtimit te vendit nga Albin Kurti jane ne krize. Kjo ka qene deklarata e te nominuarit nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump, Richard Grenell per mediat ne Kosove.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, analisti Mentor Nazarko, i cili u shpreh se Prishtina ngelet një vatër e rëndësishme interesi për SHBA, megjithëse “ sipas Frank Wizner, Uashingtoni ka shumë peshq të rëndësishëm për të gatuar gjatë mandatit të Trump”- theksoi Nazarko metaforikisht.

Ai ka theksuar se shkaktari kryesor i dështimit të marrëdhënieve Kosovë-SHBA është kryeministri Albin Kurti.

Zoti Grenell megjithëse është duke u marrë me këta peshq të rëndësishëm- mandati i tij përfshin Venezuelën e Korenë e Veriut mes te tjerash-, gjeti kohën për t’u marrë me zhvillimet në Kosovë. Zoti Grenell që eshtë një njëri i komunikimit, e di që kjo deklaratë vjen në kohën e fushatës elektorale. Ndaj qartësisht me këtë mesazh  është përfshirë në këtë fushatë, pasi është duke kritikuar pikërisht atë që është kryeministri i Kosovës, atë që mendohet se do të jetë një nga forcat fituese të këtyre zgjedhjeve. Pra ai synon që të ndërgjegjësojë në linjën se çfarë kanë bërë dhe paraardhësit e tij demokratë, ambasadori Hovennier, apo të dërguarit e tjerë të SHBA, Escobar, O’brajan se shkaktari kryesor i dështimit të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA, është zoti Kurti”.

Sipas Nazarkos, dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë nën portofolin e punës së Grenell.

“Qartësia me të cilën ai flet, referenca për 35 vjetët që nga takimet e para të liderit Rugova me diplomatë amerikanë,, referenca për të gjithë udhëheqësit që ka pasur Kosova në këtë periudhë, e bëjnë mesazh elektoral të vetedijshëm. Pra duhet të jetë e qartë për votuesin kosovar se cili është shkaktari. Ambasadori amerikan Hovenier- emërtesë e demokratëve, për shembull tha që mos urinoni në derën e klubit ku donin të hyni, dhe besoj ky i Grenellit është një mesazh shumë i qartë- per galerinë e politikanëve të cilët votohen. E vetmja gjë që dua të nënvizoj nga pikëpamja e përçimit të mesazhit-duke vlerësuar këtu ABC që ka vendosur t’i bëjë një jehonë një lajmi të tillë,- është se ajo ka ardhur nga një portal sadoserioz që është dhe nuk di në çfarë rrethanash, por nuk ka gjetur jehonë të gjerë në debatin publik në Kosovë. Megjithat ajo ç’ka duhet të nënvizohet është që ndonëse Grenell ka një mandat gjithpërfshirës, e gjen kohën që të përfshihet edhe në fushatën sgjedhore në Kosovë dhe kjo tregon që dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë në portofolin e tij të punës. Duke konsideruar dështimin e BE, Lajcakut, administratës Biden, riaktualizimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 2020- ku Grenell është protagonist ngelet shpresa e vetme- tha ai”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!