Kurti: Serbia të sjellë Radojiçiç/ Përgjigjet Vuçiç: Po tallesh? Nuk e njohim Kosovën si shtet

schedule13:27 - 7 Tetor, 2023

schedule 13:27 - 7 Tetor, 2023

Kosova kërkon ekstradimin e terroristit, Milan Radojiçiç, i cili është një nder organizatorët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për Sky News, kryeministri Albin Kurti ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë në Beograd duke pretenduar se është përfshirë në mënyrë direkte në organizimin e sulmit.  Ai madje ka ironizuar edhe lidhjen me Vuçiç e Radojicic duke i etiketuar si Putin me Prigozhin.

“Putin i vogël në Beograd, Vuçiç, ka Prigozhin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën të quajtur Milan RadoJiçiç. Ai e pranoi se ai e organizoi këtë sulm terrorist. Municioni që është gjetur, pajisjet ushtarake, dronët, kallashët, granatat, të gjitha erdhën nga Serbia. Ata kanë prodhuar këto në fabrika ushtarake në pronësi shtetërore. Asnjë shans që këto armë t’i merrnin pa përkrahjen shtetërore serbe.”

Po për Sky news ka folur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike ekstradimin e Radojiçiç. Arsyetimi: nuk e njohim Kosovën.

“Po tallesh, apo çfarë? Ju e dini që ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Kosovë pasi që Serbia nuk e njeh këtë të fundit si shtet. Radojiçiç aktualisht ka statusin e të paditurit në Serbi për një vepër të madhe penale”.

Edhe pse gjykata e lartë në Beograd pretendoi se Radojiçiç i kishte blerë armët në Bosnjë, Vuçiç u shpreh se municioni mund të gjendet shumë shpejte në tregun e zi, qoftë edhe në serbi.

“Është e lehtë për ta t’i gjejnë kudo, jo vetëm në tregun e zi, por gjithkund. Radojiçiç kur u pyet në procedurën paragjyqësore ka thënë se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnjë, le ta shohim tani”

Në Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe 4 serbë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!