​Kurti: Serbia nuk po tregohet konstruktive, ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion

schedule14:49 - 27 Prill, 2023

schedule 14:49 - 27 Prill, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Serbia nuk po tregohet konstruktive, ndaj ndërkombëtarët duhet t’i ushtrojnë presion.

Pas homazheve të bëra në Kompleksin Memorial në Mejë, Kurti u shpreh se ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit për Asociacionin, megjithatë, ata nuk janë përgjigjur.

“Unë kërkoj që teksti i dakordësuar tashmë të shndërrohet në marrëveshje. Sa i përket Kosovës dhe meje, gjithçka është e qartë dhe e garantuar, por ndërmjetësit evropianë do të duhej të bëjnë trysni mbi palën tjetër.

Shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet, kur dimë që pikërisht në Batajnicë në varrezën masive, ku nuk ka asnjë pllakë, asnjë shënim që aty ka pasur dikur varrezë masive, organizohet paradë ushtarake, e ku ftohen edhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës edhe lideri separatist i serbëve të Bosnjës, Dodik. Këto shenja nuk janë të mira, mirëpo me palën tjetër nuk do të mund të merremi ne, sepse ne nuk jemi juridiksion mbi Beogradin, këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!