Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

schedule12:11 - 27 Mars, 2023

schedule 12:11 - 27 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar homazhe në lidhje me të vrarët e luftës së fundit të ndodhur në Kosovë.

Nga lagjia “Dardania”, shefi i Ekzekutivit ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.

“Këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari duke u përulur e përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjatë, për siguri për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërkaq Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxirren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, ku dihet se viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi e mbarë shoqëria jonë”, tha Kurti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!