Kurti: Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë veprimi i duhur, ndodhi masakra më e madhe në kontinent

schedule12:18 - 7 Korrik, 2021

schedule 12:18 - 7 Korrik, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në fjalën e tij në  seancën plenare është shprehur se masakra e Srebrenicës më e madhe në kontinent.

Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se rezoluta për masakrën e Srebrenicës është veprim fisnik e i duhur.

“Miratimi i rezolutës është veprim fisnik e i duhur, jo vetëm në emër të Kosovës por në emër të dëshirë për paqe dhe drejtësi. Është masakra më e madhe në kontinent. Dënimi i krimeve që po bëjmë përmes rezolutës duhet të jetë i përhershëm, në mënyrë që të mos ndodhin më. Bëjmë thirrje për drejtësi”, pohoi Kurti.

Ndër të tjera ai ka thënë se ato duan paqen vetëm duke punuar për drejtësi. Ndryshe, subjektet politike janë deklaruar se do ta mbështesin këtë rezolutë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!