I mandatuari për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë në seancën plenare ka bërë dhe prezantimin e kabinetit të qeverisë.
Kurti në fjalën e tij është shprehur se zëvendëskryeministri i parë do të jetë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.
Qeveria e re e Kosovës është propozuar që të ketë 15 ministri. Kryeministri, pritet t’i ketë edhe dy zëvendëskryeministra, kurse në përbërjen e saj, qeveria pritet të ketë edhe 33 zëvendësministra.
Emrat e ministrave të kabinetit të qeverisë së re të Kosovës:
Ministër i Mbrojtjes – Anton Quni
Ministër për Infrastrukturë – Lumir Abdixhiku
Ministër i Bujqësisë – Besian Mustafa
Ministre për Arsim – Hykmete Bajrami
Ministër i Brendshëm – Agim Veliu
Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport – Vlora Dumoshi
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetviç,
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojeviç.
Qeveria e re që pret miratimin nga kuvendi, është rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./abcnews.al