Kurti: Policët hynë në zonë të ndaluar. Ndodhi prej situatës së tensionuar në veri

schedule13:53 - 16 Qershor, 2023

schedule 13:53 - 16 Qershor, 2023

Gjykata në Kralevë të Serbisë mori vendimin që tri policët e Kosovës që u arrestuan më 14 qershor në kufirin mes dy vendeve të qëndrojnë në paraburgim sipas kërkesës që u bë nga prokurori publik Serb.

Ata akuzohen për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.

Deri më tani nuk ka detaje të kohzgjatjes së paraburgimit ndërsa Kryeministri I Kosovës Albin Kurti deklaroi nga Forumi I Prespës për Dialog se mbi tre trupat e policisë së Kosovës kanë rënë akuzat për terrorizëm dhe rëndojnë vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të Armëve.

“Sapo kam marrë vesh që kanë rënë akuzat për terrorizëm ndaj tre forcave të Policisë së Kosovës dhe tani më është vetëm akuza për posedim të paligjshëm të armëve. Ata janë Policë dhe normalisht që do të jenë të armatosur.”

Kreu I qeverisë së Kosovës Deklaroi se ka parardhësi i tij Hashim Thaçi kishte një marrëveshje me Naton që forcat e Kosovës nuk do ta kalonin lumin Ibër në Veri të vendit dhe se kjo marrëveshje po respektohet. Megjithatë sipas Albin Kurtit Nato dhe KFOR duhet të bëjnë diçka që ky vakum të mbushet dhe kufinjtë e Kosovës të jenë të mbrojtur

“Ne dime se kufinjtë përball një vendi që nuk të njeh duhet të ruhen nga ushtria, por parardhësi im Hashim Thaçi I cili ishte kryeministër i Kosovës një dekadë më pare shkroi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Natos në atë kohë se forcat e Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër në veri të vendit. Ne e respektojmë këtë gjë dhe nuk mund ta cojmë Ushtrinë tone në Veri, por ky vakum duhet mbushur të paktën nga KFOR dhe NATO sepse ne kemi nevojë që kufinjtë tanë të jenë të mbrojtur.”

Albin Kurti u shpreh se ai do që ti shërbejë Serbëve të Veriut të Kosovës dhe se iu flet atyre në gjuhën Serbe. Sipas Kreut të qeverisë së Kosovës problemi që ai ka me Beogradin është një tjetër problem. Albin Kurti deklaroi se pushteti në Komunat e Veriut nuk mund të merret me dhunë por me pjesmarrje në zgjedhje për të qënë të përfaqësuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!