“Kurti po zvarrit asociacionin”, Afërdita Maliqi: Qeveria e Kosovës s’ka vullnet për bisedime me Brukselin!

schedule23:34 - 26 Shkurt, 2024

schedule 23:34 - 26 Shkurt, 2024

Analistja në Kosovë Afërdita Maliqi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për situatën në Kosovë, marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe çështjen me Serbinë.

Maliqi kritikoi qeverinë Kurti për qëndrimin e saj duke thënë se është kryeministri i Kosovës ai që po rrezikon raportet me ndërkombëtarët.

Gjithashtu shtoi se kryeministri Kurti mendon që ‘bota sillet rreth tij’ dhe se tek elektorati i Kurtit është nxitur një frymë antiamerikane.

“Bisedimet nuk kanë pasur rezultat. Kosova ka marrë obligime dhe po i kërkohet që t’i zbatojë këto detyrime., Por qeveria Kurti po mundohet t’i zvarrisë këto çështje. Kemi një zvarritje të madhe të zbatimit të asociacionit dhe Kosova ka refuzuar kërkesën e Lajçak për pjesëmarrjen nesër në Bruksel. Pra nuk ka vullnet nga ana e qeverisë së Kosovës të shkojë në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rritur tensionet me aleatët, duke i rrezikuar raportet me ndërkombëtarët dhe jo me Serbinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!